Përmbyset automjeti gjatë punës në mal, katër shqiptarë mbesin të plagosur në Itali
23 korrik 2024
| 14:40
Katët shqiptarë kanë mbetur të plagosur në Itali si pasojë e një aksidenti. Bëhet me dije se aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në orën 8.50 në Serrone, në malin Scalambra, gjatë punimeve të prerjes së pyjeve.
Siç raportojnë mediat italiane një automjet ndërtimi është përmbysur në via del Maneggio, duke shkaktuar lëndime në katër punëtorë shqiptarë. Viktimat janë një punëtor 27-vjeçar, dy 34-vjeçarë dhe një 30-vjeçar.
Të plagosurit u transportuan menjëherë me helikopter në spitalin Tor Vergata në Romë. Karabinierët e pylltarisë Fiuggi kanë ndërhyrë në vendngjarje dhe po kryejnë hetimet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.