
Përmbyset avioni në pistë në aeroportin e Torontos (VIDEO)
Një avion Delta 4819 u rrëzua gjatë uljes në Aeroportin Ndërkombëtar të Toronto Pearson. Avioni u kthye përmbys dhe mori flakë në një moment pasi arriti në pistë. Avioni po fluturonte nga Minneapolis, SHBA.
Për momentin nuk dihen shkaqet e aksidentit. Sipas informacioneve fillestare, tetë persona kanë mbetur të lënduar, por nuk dihet shkalla e plagëve. Në një deklaratë të administratës së aeroportit në X, theksohet se nuk ka të vdekur në mesin e pasagjerëve dhe ekuipazhit.
🚨#BREAKING: A Delta Airlines CRJ-900 jet operated by Endeavor Air has crashed and overturned with numerous passengers on board
Currently, numerous emergency crews are on the scene at Toronto Pearson Airport after a Delta Air Lines flight from… pic.twitter.com/DkaQ5E7jLg
— R A W S A L E R T S (@rawsalerts) February 17, 2025