Përmbyset furgoni në aksin Fier–Levan

26 prill 2025 | 11:36

Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në aksin rrugor Fier–Levan, ku një furgon pasagjerësh është përmbysur.

Sipas burimeve paraprake nga Policia, në automjet ndodhej vetëm drejtuesi i tij, i cili dyshohet se ka humbur kontrollin për shkak të lagështirës në rrugë. Ai është transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal Fier për të marrë ndihmën mjekësore.

Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje për të kryer veprimet procedurale dhe për të normalizuar trafikun në këtë segment rrugor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vatikani thotë se 200,000 njerëz po marrin pjesë në funeralin…