Përmbyset varka me emigrantë, të paktën 45 viktima
20 gusht 2020
| 08:52
Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët raporton se të paktën 45 emigrantë, 5 prej tyre fëmijë, kanë humbur jetën në det pranë Libisë si pasojë e përmbysjes së varkës me të cilën udhëtonin. Varka me rreth 80 persona në bord u përmbys pranë brigjeve të Zwara, pasi një nga motorët e saj shpërtheu në flakë.
Të paktën 35 persona kanë shpëtuar nga kjo tragjedi, pasi peshkatarët e zonës u erdhën në ndihmë. Sipas tyre, në varkë ndodheshin emigrantë nga Senegali, Mali, Chadi dhe Gana.