Përmbysja e madhe apo loja e madhe

25 nëntor 2024 | 16:08

Behxhet Sh. SHALA – BAJGORA

Je e mbaruar, senjora presidente: Presidentja, deri dje e Albinit, tash e Kosovës, Sherife Osmani, në fjalimin e përmortshëm vjetor politik, në mungesë të sukseseve, sidomos në politikën e jashtme bëri përpjekje ta bëjë Kurban Albin Kurtin, ndryshe Pejgamberin e saj.

Me një fjalor cic – mic, e gërvishte Albinin, pa ia përmendur emrin. Oportuniste, me kalkulator në gjuhë, mashtruese e sofistikuar, në përpjekje të ringjallet politikisht duke ia bërë funeralin politik Albin Kurtit siç ua kishte bërë më parë Fatmir Sejdiut dhe Isa Mustafës. Këta ia falën, Albini nuk e falë! Sherife Osmani nuk është patriote më e madhe se Albin Kurti, sipas meje nuk është fare patriote. Në aspektin e njohurive politike Albin Kurti është Ajnshtajn për Vojsa Osmanin kurse në aspektin e mashtrimit dhe tradhtisë politike në luftë për pushtet, ajo është Ajnshtajne për Albinin. Jo se Albini besën, sinqeritetin, respektin dhe korrektësinë e konsideron virtyt, përkundrazi është ana e errët e Albinit opozitar duke mos e realizuar asnjë premtim të dhënë. Kjo ka ndikuar dhe do të ndikojë në shembjen politike të VV-së dhe Albin Kurtit në zgjedhjet e ardhshme. Kjo shembje nuk ka të bëjë fare me fjalorin okult të Sherife Osmanit në Kuvendin e Kosovës për faktin se Vojsa Osmani do të shembet edhe më shumë pavarësisht se do të përpiqet të mbështetet në LDK-në të cilën e përgjysmoi, si patericë e Albin Kurtit. Vojsa Osmanit nuk i besohet as kur ta tregon ditën në kalendar e lëre më për çështje patriotike apo politike. Albinit i kam besuar në fillim, tash nuk i besoj mësa Vjosës! Mirëpo, përkundër të gjithave duhet të pranohet se Albin Kurti e ka një të kaluar kombëtare kurse senjora presidente nuk ka bërë gjë për këtë vend përveç se ka përfituar, personalisht dhe familjarisht. Sidomos ka përfituar shumë dhe pameritueshëm “Llaskuci i Parë” e që në vendet normale quhet “Zotëriu i Parë”.

Ku mori në thua KM Kurti: Albin Kurti ishte ndoshta KM më premtues i Kosovës pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Me një kapital të jashtëzakonshëm të votave, mbi 51 për qind, me një shtet të pavarur të njohur ndërkombëtarisht me mbi 110 shtete, me një infrastrukturë rrugore më të mirën në Ballkan, me një infrastrukturë shtetërore të konsoliduar në përputhje me kushtet, me një përmirësim të gjendjes ekonomike dhe sociale, pa asnjë kundërshtim të opozitës, u krijuan kushtet që Albini të shkëlqejë, siç prisnim dhe besonim, edhe ata që nuk pajtoheshin me te.

Po gabimi, nëse nuk ka qenë qëllimi i Albinit, ishte një qeveri invalide intelektualisht dhe profesionalisht ku gara mund të bëhet se cili ministër është më i dobët se tjetri dhe cili ministër është më hajn se tjetri e jo krahasimi në bazë të ndershmërisë apo profesionalizmit. Pastaj, u bë mbyllja hermetike e institucioneve ku informatat për opinion shpërndahej vetëm pasi kaloi filtrat e një makuteje, Dejona Mihali që shndërroi në rrogëtarë dhe vartës patologjik tërë VV-në, burra dhe gra si dhe ata me shumë gjini. Nepotizmin familjar dhe partiak e shndërruan në jetë a vdekje kurse korrupsionin e bënë vulë qeverisëse. Albin Kurti, erdhën kinse me duar të pastra kurse po shkojnë, jo vetëm me duar të pista por me fytyrë katran të zezë. Që nga përfundimi i luftës nuk ka ndodhë që korrupsioni politik, moral, material, njerëzor dhe moral të mbrohet me aq vendosmëri dhe pafytyrësi se që e ka bërë Kurti, Sherife Osmani, dhe kabineti qeveritar plus deputetët që vet, ose është dëshmuar se kanë bërë vepra penale, ose janë nën hetime. Albin Kurti e ka dhunuar historinë duke filluar llogarinë e saj nga viti 2021 kur i fitoi zgjedhjet dhe duke bërë përpjekje t’i përzë nga historia krijuesit e vërtetë të historisë kombëtare, ushtarake, politike dhe shtetërore që tash po mbahen si pengje në Burgun Special të Gjykatës Speciale në Hagë, i themeluar vetëm për këtë qëllim. Kurti e fuqizoi politikisht dhe institucionalisht, Pandora Osmanin dhe tash kjo doli nga pakoja, për ta dëmtuar Kurtin, për dobi të saj dhe Llaskucit të Parë. Terri informativ mundëson hajni të mëdha prandaj Albin Kurti dhe kjo “Cubja e drejtësisë”, luftën kryesore e bënë duke sulmuar prokurorinë dhe gjyqësorin në ndërkohë që policinë e kapën keq dhe krejt me ndihmën e një injoranti të pashembullt dhe të paskrupullt.

Politikën e jashtme e lanë në duar të një urrejtëse patoligjike të UÇK-së, të burgosurve politikë shqiptarë dhe Bacë Adem Demaçi. Ministrinë e Punëve të Jashtme e shndërroi në qendër të prostitucionit diplomatik, pa asnjë njohje dhe pa asnjë anëtarësim në organizatat ndërkombëtare. Sikur që e bëri inekzistente këtë ministri përveç familjarizimit, turizmit diplomatik, korrupsionit të konkursit dhe mohimit të mundësive të barabarta.

Bisedimet “teknike” dhe politike ia besoi një krijese që vetëm anatomia e njeh si njeri, tjera elemente nuk i ka.

Ministrinë e Financave ia besoi një rrenci dhe mashtruesi që, po të ishin këto kritere përcaktuese për fitimin e Çmimit Nobel, do ta siguronim këtë çmim gjatë tërë mandatit të tij. Mos të flasë për rozetat dhe pecat, as në Çernobil nuk do të gjeni këso raste.

Ministrinë e Kulturës dhe Zhëndetësisëvia ka besuar balenave të korrupsionit të cilët i mbron më shumë se që e ka mbrojtur Ismail Qemali, Deklaratën e Pavarësisë.

Është sjell panjerëzishëm me opozitën, shumë poshtërisht dhe hakmarrës me Hashim Thaçin, Kadri Veselin dhe Jakup Krasniqin duke veçuar Rexhep Selimin.

E ka përçarë faktorin politik në Luginë të Preshevës, ka defaktorizuar shqiptarët në Maqedoni të Veriut me të vetmin qëllim ta luftojë Ali Ahmetin. Tash iu bë i mirë dhe president historik Ibrahim Rugova kurse mashtron publikun se është student i Bacë Adem Demaçit. FSK-në dhe AKI-në ia ka lënë të udhëhiqet, nën hije nga “hajni i pasulit”. Më të mira i ka marrëdhëniet me Mickoskin dhe Vuçiqin se me Edi Ramën. I ka përzënë dhe defaktorizuar të gjitha vlerat kombëtare kurse nderon me vende pune dhe privilegje vlerat jugosllave dhe serbe, me të cilat i ka mbjell institucionet. Asnjë investim kapital përveç dështimeve kapitale. Ka edhe shumë të tjera, për më vonë. Njeriu që ka urrejtje dhe hakmarrje kurse Albini i ka të dyja, edhe për eksport. Kur flasë për VV-në nënkuptohet se flasë për Albinin sepse ai është forma dhe përmbajtja e kësaj partie, pa Albinin nuk ka as parti e as lëvizje. Mendermethënë “Alternativa” e Zdravo Mimozës nuk i siguron as edhe një grusht vota kurse edhe më shumë mendermethënë e mega mashtruesve të kondomerisë Guxo, bashkë me haxhiqamilët, nuk do të votohen as nga Zdravo Mimoza e lëre më të tjerët. Prandaj, si miza kali po mbijetojnë në ambientin e një lokacioni të paraparë për miza në të pasmet, tash bukur të majmura të Albin Kurtit.

Si reflektohet kjo në zgjedhjet e ardhshme: Nuk besoj se VV do të mbërrij as 30 për qind nëse nuk ndodhë diçka e madhe dhe e paparaparë në ndërkohë.

Nuk besoj se PDK dhe LDK mbesin nën 22 – 24 për qind sikur që nuk e besoj se AAK bie nën 8.5 për qind. Kam besuar se Lista për Familjen i fiton, së paku 6 për qind, me përçarjet e fundit, më është mjegulluar parashikimi im. Ka kohë deri në atë kohë.

Urime për festat kombëtare dhe jugosllave: Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit, Salih Mustafës, Pjetër Shalës dhe pengjeve tjera të Hagës ua urojë Festën e 28 Nëntorit, Festën e Flamurit Kombëtar, Festën e të gjithë shqiptarëve. Këtë festë ua uroj të gjithë luftëtarëve të lirisë të të gjitha luftërave kombëtare, veteranëve dhe invalidëve të luftës çlirimtare, Heronjve të Luftës dhe të Paqes, të Burgosurve Politikë, idealistëve që ende janë gjallë… Rreth Flamurit të përbashkuar, me një dëshirë dhe një qëllim….

Në anën tjetër, ua uroj Festën e 29 Nëntorit, Festa Shtetërore e Jugosllavisë kriminelëve Mehmet Loci,  Sahit Ismajli, Zymer Zymeri dhe shokëve të tyre sikur edhe anëtarëve të kabinetit Kurti, këshilltarëve, ambasadorëve dhe bartësve të posteve tjera shtetërore e që mendësinë e kanë jugosllave dhe serbe me himnin e tyre të zemrës: “Hej slloveni, josh ste zhivi ….”. Jam përkrahës i madh i diversitetit!

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari i përgjithshëm i Forumit të Rinisë së Lidhjes Demokratike…