Përmbyten rrugët e Kukësit
26 qershor 2024
| 20:27
Reshjet e dendura me shi e breshër kanë shkaktur probleme në rrugët e qytetit të Kukësit, në lagjet 1,2 dhe lagje të re.
Sasia e mashe e reshjeve ka bërë që kolektorët mos të përballojnë prurjet duke shkaktuar përmbytjet e disa rrugëve në qytet.
Reshjet kanë shkaktuar përmbytje në disa rrugë të qytetit.
Ndërkohë ka pasur edhe ndërprerje të herë pas hershme te energjisë elektrike.