Përmbytet Uashingtoni

09 korrik 2019 | 15:27

U deshën vetëm 15 minuta që Uashingtoni të përmbytej i tëri nga një stuhi e fuqishme shiu që goditi kryeqytetin e Shteteve të Bashkuara gjatë orëve të fundit. Përmbytjet përfshinë zonën qendrore ku ndodhen institucionet qeveritare dhe u shtrinë deri në periferi.

Niveli i ujit arriti deri në gjysmë metri, duke gjetur dhjetëra banorë e drejtues automjetesh të papërgatitur. Disa prej tyre mbetën të bllokuar deri sa në ndihmë u erdhën ekipet e emergjencës.

Megjithatë nuk pati persona të lënduar. Stuhitë dëmtuan edhe disa linja të energjisë elektrike. Reshjet përfshinë disa prej qyteteve të brigjeve veri-lindore të Shteteve të Bashkuara, duke pasuar ditët e nxehta me temperatura përvëluese./tvklan/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Themelore në Prishtinë ka bërë me dije se të…