Përmbytet Vlora

07 janar 2021 | 11:58

Reshjet me intensitet të lartë në orët e mëngjesit të së enjtes kanë shkaktuar probleme të shumta në Vlorë.

Në disa zona të qytetit, si në rrugën e Portit, rruga Kosova, 28 nëntori, 24 maji,  Kume, lagjet janë pothuajse të përmbytura.

Automjetet e kanë të vështirë të qarkullojnë në këto zona.

Sakaq, Bashkia Vlorë ka dalë me thirrje për qytetarët të kenë kujdes dhe të shmangin të gjitha lëvizjet me makina për shkak të shirave të dendur dhe erërave të forta.

“Duke parë kushtet e motit nê Vlorë, por edhe në të gjithë vendin, do ju luteshim të shmangnit të gjitha lëvizjet me makina për shkak të shirave të dendur dhe erërave të forta. Paralajmërimet e meteorologëve për përmbytje, na bëjnë të jemi të kujdesshëm. Kujdesuni për veten dhe familjarët tuaj! Për çdo nevojë vendosni kontakt me Ujësjellës Kanalizimet dhe Shërbimet publike të Bashkisë”, thekson Bashkia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-sekretari i Mbrojtjes së ShBA-së, James Mattis, ka akuzuar presidentin…