Përmbytje masive në Indi, 216 të vdekur

01 gusht 2019 | 08:49

Reshjet e dendura të shiut kanë sjellë përmbytje masive në Indi ku zonat më të prekuara janë lindja dhe verilindja e Indisë.

Si pasojë e këtyrë përmbytjeve mësohet se kanë humbur jetën së paku 216 persona.

Në Bihar nga përmbytjet kanë vdekur rreth 130 persona, ndërsa në Assam 86 persona.

Përmbytja preku diku tek 864 fshatra, ndërsa janë evakuar 30.925 persona të cilët po qëndrojnë në 410 kampe të përkohshme, transmeton “TCh”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një person ka vdekur nga Ebola duke u bërë vdekja…