Përmbytje në Australi, humbin jetën 2 persona
05 shkurt 2019
| 13:38
Dy burra janë gjetur të vdekur pas përmbytjeve që kanë përfshirë qytetin Townsville të Australisë, ku si pasojë e reshjeve të rendura ka pasur edhe evakuime në shkallë të gjerë.
Trupat e pajetë të dy burrave janë gjetur këtë të martë afër një parku, pas përmbytjeve që janë quajtur “një herë në shekull”.
Përmes një deklarate, policia ka konfirmuar se: “Trupat u gjetën rreth mesditës dhe u identifikuan”, por pa zbuluar shkakun e vdekjes.
Më shumë se 1.100 njerëz duhej të evakuoheshin të hënën pasi autoritetet hapën portat e digave të rezervuarëve të ujit të pijshëm.
Qindra shtëpi janë përmbytur po ashtu kanë njoftuar autoritetet.