Përmbytje në Brazil, 18 të vdekur

27 dhjetor 2021 | 09:19

Të paktën 18 persona kanë humbur jetën nga përmbytjet që goditën shtetin brazilian të Bahia në fillim të nëntorit, me 58 komuna të përmbytura dhe 35,000 persona që u evakuuan nga shtëpitë e tyre.

Numri i të lënduarve si pasojë e reshjeve të shumta që nga muaji nëntor ka shkuar në 286, sipas të njëjtit burim. Në total, të prekurit vlerësohen të jenë 430,869. Situata u përkeqësua edhe më shumë në fundjavë.

Të dielën pasdite, numri i komuniteteve në gjendje të jashtëzakonshme u rrit në 72, nga të cilat 58 komuna po përballen me krizën e përmbytjeve, sipas autoriteteve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dalin sot para Gjykatës së Posaçme 35 të arrestuarit e…