Bëhet me dije se më shumë se 200 alarme dhe paralajmërime për përmbytje janë në fuqi në Angli në orët e para të së dielës, me 63 të tjerë në Uells dhe shtatë në Skoci.
Janë lëshuar disa paralajmërime moti për erë dhe shi në të gjithë Skocinë, Irlandën Veriore dhe pjesë të Uellsit dhe Anglisë Jugore, me paralajmërimin e Met Office për vonesa në transportin hekurudhor e ajror.
Kompania e energjisë elektrike ESB Networks tha se të paktën 60,000 shtëpi, ferma dhe biznese kishin mbetur pa energji për shkak të motit, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.
“Ekuipazhet do të vazhdojnë të punojnë deri në orët e vona të mbrëmjes për të rikthyer energjinë tek shumica e klientëve aktualisht pa furnizim”, tha ajo.
Moti solli gjithashtu ndërprerje të konsiderueshme në atraksionet dhe ngjarjet, me kopshtin zoologjik të Edinburgut dhe Tregun e Krishtlindjeve të Glasgout të mbyllur të shtunën.
Gjithashtu në Skoci, Këshilli i Perth dhe Kinross anuluan ngjarjen vjetore të ndezjes së dritave të Krishtlindjeve në Perth.
Blackburn Rovers shtyu ndeshjen kundër Portsmouth për shkak të “shiut të rrëmbyeshëm” që e bëri fushën “të paluajtshme”.
Sipas meteorologut të Met Office, Jason Kelly, stuhia Bert është “një ngjarje me shumë rrezik”.