![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/10/57GIJKZ4DJIILOGRSU77TIZ3ZY-600x360-1.jpg)
Përmbytje në Katania të Italisë
Stuhia që gjunjëzoi Catanian në Itali shkaktoi përmbytjen e spitalit Nesima Garibaldi.
Uji ka depërtuar në pavijone dhe dhoma dhe pacientët brenda po përjetojnë momente paniku.
Stuhia gjithashtu ka lënë pasoja të rënda për qytetin. Rrugët e tjera u përmbytën ndërsa Via Etnea u kthye në një lumë të vërtetë.
Uji në qytet vinte edhe nga fshatrat e afërta të Etnas kurse qendra historike mbeti në terr pas ndërprerjes së energjisë elektrike.
Ndërkohë, sipas raportimeve, si pasojë e përmbytjeve ka humbur jetën të paktën një person. Dyqanet janë mbyllur për shkak të përmbytjeve të orëve të fundit ndërsa kryebashkiaku Salvo Pogliese u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos dalin nga shtëpitë.
“I bëj thirrje të gjithë popullatës që të mos largohen nga shtëpitë e tyre përveç për arsye emergjente, sepse rrugët janë të pushtuara nga uji”.
Ky është apeli i shkruar në Facebook nga kryetari i bashkisë së Katanias Salvo Pogliese.
Gjithashtu u dha urdhër për mbylljen e menjëhershme “të objekteve tregtare me përjashtim të farmacive, atyre të ushqimit dhe nevojave bazë”.