Përmbytje në Sudan, rëndohet gjendja e banorëve të shkatërruar nga lufta civile
11 gusht 2024
| 08:35
Përmbytjet e mëdha i kanë detyruar njerëzit e zhvendosur nga lufta civile në Sudan të zhvendosen edhe një herë, duke shtuar vuajtje të mëtejshme në gjendjen e vështirë të familjeve tashmë të rraskapitura nga konflikti.
Më shumë se 11 mijë njerëz, përfshirë refugjatët dhe komunitetet lokale në Kassala janë prekur nga përmbytjet dhe shirat e dendur në dy javët e fundit. Raportohet se do të ketë më shumë stuhi në ditët në vijim.
Pjesa më e madhe e vendit është përfshirë në një krizë humanitare që kur filluan luftimet më shumë se një vit më parë midis ushtrisë dhe një grupi të fuqishëm paraushtarak, Forcat e Mbështetjes së Shpejtë, ose RSF.
Bichenge Malaika Balikwisha, udhëheqësja e zyrës së UNCHR-së në Kassala e përshkroi përmbytjen e fundit si “krizë pas krize”. Më shumë se 10 milionë njerëz janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre si brenda vendit ashtu edhe përtej kufijve të tij disa herë, sipas UNHCR-së.