Përmbytje në Tiranë, rrëzohet pema pranë Kryeministrisë (Pamjet)
22 nëntor 2024
| 21:29
Edhe në kryeqytet ka pasur probleme gjatë ditës së sotme, të shkaktuara nga era e fortë dhe reshjet e shiut.
Konkretisht, në rrugën e “Durrësit”, ka vështirësi kalimi, një pjesë e kësaj rruge raportohet se është mbuluar nga uji.
Rrugë në lagje të Tiranës gjithashtu janë pushtuar nga uji, teksa banorët janë parë të pastrojnë vetë kanalet e kullimit.
Pranë Kryeministrisë, te “RTSH”,-ja një pemë e madhe është rrëzuar. Momentalisht kalimi është bllokuar në këtë rrugë, teksa punonjës të zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje.