Përmbytje në Turqi, makinat fundosen në gropat masive me ujë në mes të rrugës
Reshjet e shiut në Turqi kanë shkaktuar probleme të mëdha në shumë qytete, veçanërisht në Ankara, ku janë konstatuar dëme të mëdha në infrastrukturën rrugore. Kjo për faktin se në disa rrugë ka pasur shembje të tyre dhe krijime gropash të mëdha me ujë, duke bërë madje edhe që makinat të bien brenda tyre.
Një automjet në lëvizje ka rënë në një gropë të madhe me ujë në bulevardin “Çayyolu Angora” të qytetit, ndërsa drejtuesi i mjetit u shpëtua me vështirësi nga ekipet e shpëtimit që erdhën në vendin e ngjarjes menjëherë.
Si pasojë e reshjeve ka pasur problematika të mëdha në furnizimin me energjinë elektrike, më ujin e pijshëm dhe kanalizimet, po ashtu edhe me linjat telefonike dhe furnizimin me gaz natyror.
Si pasojë e reshjeve ka pasur problematika të mëdha në furnizimin me energjinë elektrike, më ujin e pijshëm dhe kanalizimet, po ashtu edhe me linjat telefonike dhe furnizimin me gaz natyror./A2/