Përmbytje të mëdha në Serbi dhe Bosnjë

23 qershor 2020 | 18:37

Një pjesë e Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës u përballën me përmbytje të mëdha të martën pas disa ditësh me reshje të dendura shiu, duke shkaktuar përmbytje shtëpish dhe fusha bujqësore, megjithë miliona euro investime në infrastrukturën e parandalimit të përmbytjeve vitet e fundit.

Emergjencat u deklaruan në 10 komuna në Serbinë perëndimore dhe dy në Bosnjën verilindore.

Ministria e brendshme e Serbisë tha se kishte evakuuar 71 persona në komunat Krupanj, Ljubovija, Kosjeric dhe Lucani të hënën dhe të martën. Shërbimi Hidromerologjik i vendit kishte lëshuar një paralajmërim të kuq për reshje akoma më të mëdha. Raportet e mediave lokale thonë se rreth 700 shtëpi janë përmbytur në Ljubovija afër kufirit serb me Bosnjën. Në zonë u shemb edhe një urë.

“Të gjithë mekanizmat dhe qytetarët ishin të angazhuar, por disa argjinatura nuk mbajtën më”, tha kreu i komunës Ljubovija, Milovan Kovacevic, për transmetuesin publik të Serbisë.

Në Osecina në Serbinë perëndimore, lumi Jadar përmbyti rreth 150 shtëpi. Dhjetëra objekte të tjera u përmbytën në qytetin e Kojseric kur lumi Skrapez doli nga shtrati i tij.

Sipas të dhënave të marra nga BIRN, autoritetet serbe shpenzuan rreth 4.4 milion euro për parandalimin e përmbytjeve në Ljubovija, Kojseric, Ivanjica dhe Osecina vetëm në mes të 2014 deri në 2019.

Në Bosnjë, lumenjtë përmbytën shtëpi, rrugë, ura dhe tokë bujqësore në pjesët verilindore të vendit.

Më të goditurit ishin kantonet Tuzla dhe Zenica-Doboj dhe zona Podrinje dhe Semberija. Një rrëshqitje dheu ndaloi trafikun në rrugën kryesore rajonale midis Tuzlës dhe kryeqytetit, Sarajevë, afër Kladanj. Disa rrugë dhe ura të tjera u dëmtuan gjithashtu.

Të njëjtat zona u goditën keq nga përmbytjet e vitit 2014; rreth 800 milion euro u zotuan nga donatorët për rehabilitimin e pjesëve të goditura nga përmbytja në Bosnje. Dëmi u vlerësua në rreth dy miliardë euro./panorama/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ka zbuluar…