Përmbytje të mëdha në Teksas dhe Hjuston të Shteteve të Bashkuara
Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje të mëdha në juglindje të Teksasit dhe në Hjuston në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në kontenë Harris janë parë varka mbi ujë në rrugë për t’i bërë ballë situatës.
Autoritetet kanë dhënë urdhër për evakuime të detyrueshme për disa banorë që jetojnë përgjatë brigjeve të East Fork të lumit San Jacinto. Të premten lumi ishte ngritur 23 metra mbi nivelin e detit. Përmbytjet pritet të vazhdojnë edhe në qendër dhe lindje të Teksasit javën e ardhshme.
Autoritetet paralajmëruan banorët në zonat e ulëta që të evakuoheshin përpara një rritjeje të pritshme “katastrofike” të nivelit të ujit. Sinoptikanët parashikuan srish rreshje shiu për të shtunën në mbrëmje, çfarë mund të sjellin përmbytje të mëdha.
“Ky kërcënim vijon dhe pritet që situata të përkeqësohet”, janë shprehur autoritetet duke i bërë thirrje njerëzve të jenë më të kujdesshëm. Operacione të shumta shpëtimi u zhvilluan në zonat e përmbytura.
Shkollat në rrugën e përmbytura u mbyllën dhe rrugët u bllokuan pasi autoritetet mbyllën autostradat. Për javë të tëra, shirat e dendur në Teksas dhe pjesë të Luizianës kanë mbushur rezervuarët dhe kanë ngopur tokën. Rreshjet e shumta përmbytën makina dhe rrugë këtë javë nëpër pjesë të Teksasit juglindor dhe në veri të Hjustonit, ku niveli i ujit arriti deri në çatitë e disa shtëpive.