Përmbytjet në Afganistan, arrin në 84 numri i të vdekurve
Më shumë shira të dendur në Afganistan kanë shkaktuar përmbytje të shpejta, duke e rritur numrin e të vdekurve në 84 në veri të vendit pas javëve të shirave të rrëmbyeshëm që kishin lënë tashmë qindra të vdekur dhe të zhdukur, tha të dielën një zëdhënës i talebanëve.
Raundi i ri i shirave të dendur dhe përmbytjeve goditi katër rrethe në provincën Faryab të shtunën mbrëma, duke lënë 66 të vdekur, pesë të plagosur dhe tetë të zhdukur.
18 persona të tjerë kishin vdekur nga përmbytjet të premten, tha Esmatullah Moradi, zëdhënës i guvernatorit të provincës në Faryab, raporton AP.
Moradi tha se rreth 1 mijë e 500 shtëpi u shkatërruan plotësisht ose pjesërisht, ndërsa qindra hektarë toka bujqësore u shpërndanë dhe më shumë se 300 kafshë u vranë.
Afganistani ka qenë dëshmitar i shirave sezonalë jashtëzakonisht të dendur.
Në provincën perëndimore të goditur rëndë, Ghor, 50 njerëz u raportuan të vdekur nga përmbytjet e së premtes, sipas Abdul Wahid Hamas, zëdhënës i guvernatorit të provincës.