Përmbytjet në Bangladesh, 13 njerëz të vdekur dhe 4.5 milionë të prekur
Të paktën 13 njerëz në Bangladesh janë vrarë dhe 4.5 milionë janë prekur nga përmbytjet e shkaktuara nga shirat e dendur, ka thënë të premten Ministria e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Ndihmës. Kombi i Azisë Jugore me 170 milionë banorë, i kryqëzuar nga qindra lumenj, ka parë përmbytje të shpeshta në dekadat e fundit. Është ndër vendet më të cenueshme nga fatkeqësitë dhe ndryshimet klimatike , sipas Indeksit Global të Rrezikut Klimatik.
Një buletin nga Ministria e Fatkeqësive të premten, ka bërë me dije se “4.5 milionë njerëz janë prekur dhe 13 njerëz kanë vdekur në të gjithë vendin”. Sipas buletinit, gati 190 mijë të tjerë u dërguan në strehimoret e ndihmës emergjente. Në total, 11 nga 64 rrethet e vendit u prekën nga përmbytjet, ka thënë buletini.
Feni, rreth 100 kilometra në veriperëndim të qytetit kryesor port të Chittagong, u godit më së shumti. “Është një situatë katastrofike këtu. Ne po përpiqemi të shpëtojmë sa më shumë njerëz që mundemi”, vullnetari i shpëtimit.