Përmbytjet në Fier dhe Vlorë, pezullohet mësimi në disa shkolla

12 dhjetor 2021 | 20:53

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Znj. Evis Kushi në orët e mbrëmjes ka publikuar një status në lidhje me ndikimin që situata e pëmbytjeve ka patur në shkollat e disa zonave të caktuara.

Ajo ka kërkuar nga nxënësit, prindërit dhe mësuesit qëtë bëjnë kujdes në zonat e prekura nga përmbytjet, ndërkohë që ka deklaruar emrat e shkollave qëcilat nesër nuk do të mund të hapin dyert deri në normalizimin e situatës

Statusi i plotë i Ministres Kushi:

Të dashur nxënës, mësues dhe prindër,

Po ndjekim me kujdes situatën e krijuar në Qarkun e Vlorës dhe atë të Fierit nga reshjet e dendura të ditëve të fundit, të cilat kanë shkaktuar daljen nga shtrati të lumenjve dhe përmbytje në disa zona rreth tyre.

Zyrat vendore arsimore parauniversitare në bashkëpunim me shtabet përkatëse të emergjencave civile po ndjekin nga afër situatën e krijuar edhe në shkollat që ndodhen në këto zona.

Për të shmangur çdo lloj rreziku, Ministria e Arsimit dhe Sportit vendosi që mësimi të mos zhvillohet në shkollat e mëposhtme, deri në përmirësimin e situatës:

Gjimnazi “Hajredin Beqari”, Selenicë
Shkolla 9-vjeçare “Todi Koceli”, Selenicë
Shkolla vartëse e arsimit fillor “Sile Hoxha”, Rromës
Shkolla 9-vjeçare “Sabri Pelivani”, Karbunarë
Shkolla 9- vjeçare vartëse “Thoma Sema”, fshati Ferras.

Do t’ju lutesha që të bënit sa më shumë kujdes gjatë lëvizjeve tuaja deri në përmirësimin e situatës në zonat e përmbytura./ T Ch/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fundjava do të thotë seriale dhe kur flasim për sezonin…