Përmbytjet në Gjermani dhe Belgjikë, shkon në 180 numri i viktimave

18 korrik 2021 | 10:51

Është rritur sërish numri i viktimave nga përmbytja masive në Gjermani dhe Belgjikë.

Sipas mediave të huaja numri i personave që kanë humbur jetën ka shkuar në 180.

Ndërkohë numri i të zhdukurve vazhdon të jetë akoma i lartë, që do të thotë se numri i viktimave mund të rritet sërish.

Sipas BBC-së 156 është numri i viktimave në Gjermani, ndërkohë 24 në Belgjikë.

Tashmë që uji ka filluar të tërhiqet po shikohen dëmet reale të kësaj katastrofe, ndërkohë që ekipet e emergjencave vazhdojnë kërkimet për gjetjen e personave të zhdukur.

Liderët europianë kanë fajësuar ndryshimet klimatike për këtë katastrofë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të shtunën, Kosova regjistroi dy raste të reja me koronavirus,…