Përmbytjet në jug të Gjermanisë. Shpëtohet gruaja që kishte ngecur në pemë për mbi 52 orë
04 qershor 2024
| 19:27
Një grua 32-vjeçare është shpëtuar nga autoritetet gjermane pasi kishte ngecur prej më shumë se 32 orësh në një pemë, pas përmbytjeve të fundit që prekën zonën e Bavarisë.
Mësohet se 32-vjeçarja, e cila ishte zhdukur nga dita e dielë u gjet në Neu-Ulm, Swabia, në zonën Silberwald të Bavarisë.
Gruaja u gjet me ndihmën e një droni në kurorën e një peme të rënë, ku kishte gjetur strehë nga përmbytjet.
Sipas policisë, gruaja, e cila ishte e dehidratuar duhet të shpëtohej me helikopter për shkak të nivelit ende të lartë të ujit.
Sakaq, ajo është dërguar për masa paraprake në spital, ndërsa nuk ka patur dëme të tjera fizike.