Përmbytjet në Pakistan, miliona njerëz detyrohen të largohen nga shtëpitë
31 gusht 2022
| 09:12
Shirat e pandërprerë në Pakistan kanë shkatërruar shtëpi dhe gjëra materiale, duke prekur dhjetëra miliona dhe duke lënë të vdekur më shumë se 1 mijë njerëz.
Situata në Pakistan është alarmante, kanë raportuar mediat ndërkombëtare.
Atyre tashmë i janë nisur ndihmat e para, ndërkohë nga OKB-ja kanë kërkuar urgjentisht që të punohet në luftimin e ndryshimeve klimatike.
Në Pakistan akoma po vazhdojnë shirat, duke e vështirësuar punën e autoriteteve në shpëtimin e njerëzve.