
Përmbytjet në Shkodër, evakuohen 23 persona
20 mars 2018
| 11:30
Pas problemeve me vërshime në zonat rurale të Shqipërisë, uji ka “pushtuar” edhe qytetin e Shkodrës.
Ministria e Mbrojtjes ka bërë me dije se deri më tani janë evakuuar 5 familje me 23 banorë.
Po ashtu kjo ministri ka bërë me dije se janë transportuar nga fshati Obot për në Oblikë 65 banorë, 50 nxënës dhe 15 banorë. (TCh)