Përmbytjet në Shqipëri nëpërmjet fotove
04 shkurt 2018
| 14:26
Reshjet e dendura të fundjavës dhe prurjet nga malet e Pindit në Greqi, kanë sjellë dhe fryrjen e lumit “Vjosa” në Shqipëri.
Në disa zona të Vlorës dhe Fierit, lumi ka dalë nga shtrati dhe ujërat kanë nisur të hyjnë nëpër banesa. Gjatë natës dhe mëngjesit janë kryer evakuime në banesat më të rrezikuara.
Krahas “Vjosës”, edhe lumi “Shkumbin” ka dalë nga shtrati pranë Urës së Rrogozhinës dhe Çermës. Ndërsa në Gjirokastër banorët raportojnë se Ura e Hoshtevës, në Zagori, monument kulture i kategorisë së parë është rrëmbyer nga ujërat e lumit të Zagorisë.
Probleme nga moti i keq, si përmbytja dhe defektet në linjat e energjisë elektrike, raportohen edhe në disa qytete të tjera të vendit. (TCh)