Përmbytjet në Skenderaj, FINCA ndihmon me 6 000 euro
21 shkurt 2023
| 14:44
Institucioni mikrofinanciar FINCA ka ndihmuar komunën e Skenderajt me 6 mijë euro, nëpërmjet Fondit Emergjent të Vërshimeve, për familjet e prekura nga përmbytjet e 19 janarit.
Kryetari i komunës, Fadil Nura, është shprehur falënderues ndaj institucionit në fjalë, duke u solidarizuar me familjet e goditura nga fatkeqësia e vërshimeve.