Përmbytjet në Slloveni: Tragjedia më e rëndë natyrore në 30 vjet (Pamje nga katastrofa)
06 gusht 2023
| 18:42
Të paktën katër persona kanë vdekur në Slloveni nga shirat e rrëmbyeshëm dhe përmbytjet që kanë shkaktuar dëme të pallogaritshme në të gjithë vendin.
Moti ekstrem që mbizotëroi të premten filloi të ulet të shtunën dhe autoritetet filluan të vlerësojnë shkallën e dëmit.
Kryeministri Robert Golomb tha se përmbytjet kishin shkaktuar dëme materiale prej 550 milionë euro.
“Kjo është fatkeqësia më e keqe natyrore në historinë 30 viteve të Sllovenisë. Ajo ka prekur dy të tretat e vendit”, tha ai të shtunën pasi mori pjesë në një takim të Këshillit të Sigurisë Kombëtare.
NEW: Three killed as floods, landslides caused by heavy rains hit Slovenia pic.twitter.com/rCe1e2JOyg
— Adele Beranic k. (@beranic_k) August 4, 2023