Përmendet Bora Zemani, reagon i përlotur Donaldi

21 nëntor 2021 | 10:57

Një diskutim ditën e djeshme ka agravuar në një debat të ashpër mes Donaldit dhe Semit.

I pyetur nga banori i ri, Merdiani, Donaldi deklaroi se nuk është në një lidhje me Borën dhe se nuk mund të vazhdojë të etiketohet si i dashuri i saj.

Kjo gjë revoltoi Semin e cila e prekur tha se Donaldi nuk mund të bëjë këtë deklaratë  sidomos pas puthjes romantike që ai dhe Bora shkëmbyen me njëri-tjetrin.

Kjo kundërpërgjigje e ka mërzitur Donaldin i cili i përlotur i është drejtuar Fifit dhe DJ PM, duke iu thënë se:

“Unë kam bërë shumë për njerëzit, ndërsa asnjë nuk bëri kurrë një gjë për mua. Nuk më ka pyetur askush nëse jam mirë apo jo. Dua thjesht të më lënë të qetë me jetën time. Po kalohen limitet këtu. Bora është një person që nuk është prezent këtu dhe nuk ka pse të përfshihet fare në diskutime”, tha ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Jashtëm i Armenisë, Ararat Mirzoyan, e ka akuzuar…