PËRMENDORE HEROIT TË KOMBIT AFRIM ZHITIA NË OBELISK
Ismet Sylejmani
Në 2 Nëntorin e vitit 2020, në përvjetorin që shënoi 31 vjetorin e rënies së Heronjëve të Kombit Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, Heroi i Kombit Afrim Zhitia nuk ishte më në vendëlindjen e Tij, në Llugën e Tij të dashur e të shtrenjte!
Me vendim shteti është zhvendosur trupi i Tij nga Obelisku ku ishte rivarrosur dhe përsëri është rivarrosur në Kryeqendrën e Kosovës në Prishtinë!
Në kohën e sundimit të Serbisë pushtuese, varrimi i veprimtarëve e i udhëheqësve të luftës për liri të popullit shqiptar të Kosovës nuk ishte e mundur te behej afer njëri tjetrit, sepse pushtuesi nuk lejonte!
E tillë ishte politika pushtuese e Serbisë gjakatare, ashtu ishte platforma okupuese serbe, edhe të vrarë e të vdekur, shqiptarët patriot e atdhetar nuk i lejonte të ishin bashk!
Heroi i Kombit Afrim Zhitia, është nga të rrallët Heronj që ka tri varre!
Ky hero i madh në njerin varr qendroi 21 vite, në varrin e dytë qëndroi 9 vite dhe në fund, në të tretin në vitin 2019 shkoi në Prishtinë!
U varros krah për krah me Adem Demaçin dhe Fahri Fazliun e Heronjë të tjerë, dhe përgjithmonë prehet në varrezat e të mëdhenjëve të Kombit!
Heroi i Kombit Afrim Zhitia në familjen e tij për varre ka histori të madhe!
Edhe në familjen e Babait edhe ne familjen Nënës, Heroit të Kombit Afrim Zhitisë i mungojnë varret e gjyshërve!
Është i vetmi udhëheqës ilegal politiko-patriotik që nuk ka pasur varr të Babait të Babait dhe të Babait të Nënës!
Historia na tregon dhe këtë brezat duhet ta mësojnë e duhet ta dijnë, se Heroi i Kombit Afrim Zhitia, gjyshërit i kishte të vrarë gjatë LDB në LANÇ!
Të dytë ishin patriot e atdhetarë të mëdhenj, njeri ishte partizan e tjetri ishte ballist, por te dytë luftonin me armë në duar për liri e çlirim të Kosovës nga Serbia pushtuese!
Të dytë u vranë nga pushtuesit serb dhe te dytë pas vrasjes edhe u zhduken, mbeten pa varre!
Armiku deshironte t’i linte pa nam e pa nishan!
Por nuk ia arriti!
Pa varr i la, por nami dhe jehona e luftës së tyre për liri e çlirim të Kosovës dhe viseve shqiptare në ish-jugosllavi jehoi kudo e gjithmonë!
Atë amanet të madh e historik të gjyshërve e brezave e barti dhe e mbajti lartë nipi i Tyre besnik, i madhi dhe i pavdekshmi, Udhëheqësi i pavdekshëm i Levizjes, Heroi i Kombit Afrim Zhitia!
Heroi i Kombit Afrim Zhitia, është i vetmi në historinë e popullit shqiptar që në varr të Tij varroset Babai i Tij Osman Zhitia!
Familja heroike Zhitia e Heroit te Kombit Afrim Zhitia, edhe përmes varreve ka bërë histori lavdimadhe!
Është e rrallë, Babai e kërkon për të gjallë, e len me gojë amanet, të varroset ne varrin e djalit të Tij!
Inisiativa e vellaut të Heroit Afrimi Zhitia, të nderuarit Naim Zhitia që të ngritet shtatorja në shtratin ku i ka qndruar shtati i Afrimit te Obelisku, dhe aty si krahët e shqiponjes të vendosen edhe pllakat perkujtimore në nderim të gjyshërve Heronjë, të vrarë e që ju mungojnë varret, është jo vetëm e qëlluar por duhet sa më parë të bëhet realitet!
Obeliskut përgjithmonë do ti mungojë trupi i Heroit të Kombit Afrim Zhitia, por nuk do të shkojë kohëne gjatë e nuk do ti mungojë shtatorja, sepse aty do të ngritet përmendorja e Tij!
Shtati gjigand i shtatores së derdhur në bronz të kolosit të lavdishëm e Udhëheqësit të madh të LPRK-se, do të jetë vend peligrinazhi për brezat e ardhshëm të popullit shqiptar!
Lavdi e përjetshme Heroit të Kombit Afrim Zhitia!
Prishtinë, 8 Nëntor 2020!