Përmirësimi i kushteve të infrastrukturës, prioritet i FFK-së
08 gusht 2019
| 11:32
Përmirësimi i kushteve të infrastrukturës në futboll është ndër prioritetet kryesore të kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi dhe Komitetit Ekzekutiv.
“Në këtë drejtim presidenti Agim Ademi dhe anëtari i KE të FFK-së, Mirsad Çollaku, janë takuar me ekspertin e fushave të futbollit, i cili është i angazhuar në tërë regjionin për prodhimin dhe mirëmbajtjen e fushave të futbollit sipas rekomandimeve të UEFA-s. Me këtë rast ata u pajtuan për bashkëpunim rreth krijimit të fushave të reja, për renovimin e fushave ekzistuese si dhe për mirëmbajtjen e tyre, me theks të veçantë për mirëmbajtjen e fushës së stadiumit ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga FFK-ja.
/Epoka e re/