Përmirësohet furnizimi me energji elektrike në kryeqytet
Kryeshefi Ekzekutiv i Operatorit të Sistemit dhe Transmetimit të Energjisë Elektrike të Kosovës, (KOSTT), Ilir Shala ka njoftuar se prej sonte në mesnatë pritet të ketë furnizim stabil me energji elektrike për të gjithë konsumatorët e kryeqytetit.
Ai ka njoftuar se kjo është bërë e mundur falë realizimit të një projekti të përbashkët me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.
“Kjo është fale bashkëinvestimit ne mes KOSTT dhe BERZH (Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim), për ndërtimin e linjës se dyfishte kabllovike nëntokësore 110 kV me korridor 3.85 km si dhe ndërtimin e nënstacionit të teknologjisë me moderne GIS, NS 110/10(20) kV – Dardania (Prishtina 6), me transformatorë energjetike 2×40 MVA.”, ka shkruar Shala.
Sipas Shalës, me realizimin e këtij investimi ngritët siguria dhe cilësia e furnizimit me energji elektrike për të gjithë konsumatorët e kryeqytetit, me theks të posaçëm atyre në qendër.
/Epoka e re/