Përmirësohet gjendja e kryeministrit britanik Boris Johnson
09 prill 2020
| 15:45
Gjenda e Boris Johnson vazhdon të përmirësohet me ritme të mira.
Kryeministri britanik, i cili që prej mbrëmjes së të dielës është shtuar në spital, ku po kurohet nga COVID1-19 është në gjendje të mirë shëndetësore.
Lajmi i mirë bëhet i ditur nga nëj zëdhënës i Downing Street i cili foli gjatë mbledhjes së komitetit të qeverisë.
”Gjendja e kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson vazhdon të përmirësohet”, tha zëdhënësi i tij zyrtar.
Ai tha se Johnson ka nevojë për oksigjen por jo për ventilator dhe falënderon stafin shëndetësor për kujdesin e tyre.