
Përmirësohet gjendja shëndetësore e Luan Jahes del me falendërim për dhuruesit e gjakut
16 mars 2021
| 15:35
Aktori kosovar Luan Jaha është infektuar me Covid-19.
Kështu bëri të ditur vajza e tij, e cila përmes një postimi në Facebook kërkoi t’i dhuronin gjak.
Duket se gjendja e tij është duke u përmirësuar falë dhuruesve të gjakut, ku vetë aktori me anë të një postimi në Facebook, tregoi se gjendja e tij është stabilizuar.
“Pershendetje miq,
Ju falemnderit shumë për gatishmërinë!
Gjendja ime shëndetësore është stabile. Uroj të shihemi për të mira!
Ju paça ?❤”, shkroi ai.