PËRNDRYSHE…

29 qershor 2020 | 07:34

E urtë me buzëqeshje nëne
për inat të askujt nuk bëj asgjë
vetëm qejfit tim ia godas orën.

Përndryshe…
jam shqiponjë di të marr fluturimin
Ashtu siç kam marrë krahët dje dhe sot
Syçelë në gadishmëri si gjithnjë
po me preku kush me bisht të syrit
me kthetra shqyese
do ta bart si qengjin mbi kreshtë mali.

Më ringjallë kushtrimi i Flamurit
Dhe dy koka shkabe në një shikim
Qëndrimi,vendosmëria për të qenë
U rrënjosën qëkur të ngjizura në fisin tim.

Përndryshe ….

28 qershor 2020
Valbona R. Hadri

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Real Madridi e shfrytëzon shumë mirë barazimin e Barcelonës kundër…