Përparim Rama e dekoron Dukagjin Lipën me Çelësin e Kryeqytetit
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, pak orë para fillimit të Festivalit”‘Sunny Hill” ka nderuar Dukagjin Lipën me Çelësin e Kryeqytetit.
Rama, u shpreh se Dukagjini ka arritur të ndryshojë mjedisin tonë për të rinjtë përmes kontakteve të tij personale në nivel ndërkombëtar.
“Dukagjin Lipa, apo siç e njohim të gjithë me Dugi, është shembulli më i mirë i ndikimit pozitiv në shoqëri. Përmes kontakteve të tij personale në nivel ndërkombëtar, Dugi ka arritur të ndryshojë mjedisin tonë për të rinjtë dhe të ardhmen e tyre.
Arti dhe kultura në Prishtinë e Kosovë kanë kaluar në nivel tjetër global falë punës së Dugit me “Sunny Hill Festival” dhe me “Sunny Hill Foundation”.
Në shenjë të vlerësimit për këtë kontribut të dhënë për kryeqytetin, nderova Dugin me Çelësin e Kryeqytetit”, ka shkruar Rama në një postim në facebook.