Përparim Rama e zëvendëson Alban Zogajn me Sami Borocin e AKR-së
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka larguar nga pozita e aksionarit në ndërmarrjen “Termokos”, nënkryetarin e Prishtinës, Alban Zogaj dhe në vend të tij ka emëruar asambleistin e AKR-së, Sami Borocin.
Kështu bëjnë të ditur burimet e “Epoka e re”, brenda kabinetit të kryetarit Rama.
Alban Zogaj ka qenë aksionar i caktuar nga kryetari Rama në ngrohtoren e qytetit “Termokos”, dhe me pëlqimin e tij është bërë zëvendësimi me tashmë aksionarin e ri nga radhët e partisē së Behgjet Pacollit.
Rikthimi i Akr-së afër pushtetit dhe largimi i saj nga partitë opozitare Vetëvendosje dhe AAK, kanë bërë që në këtë pozitë të caktohet Sami Boroci. Boroci ishte caktuar aksionar edhe me listën e opozitës për të votuar ndryshe pas rreshtimit me LDK-në e PDK-në.
Në mbledhjen e fundit siq shohet edhe ne fotografi të publikuar aksionarët, bordi dhe kryeshefi i “Termokos-it” kanë biseduar për përgatitjet për sezonin e ri të ngrohjes në kryeqytet.