Përparim Rama godet KRM “Pastrimin”, hjek nga njoftimi diskutimin publik me qytetarë!
Shefi i grupit të asambleistëve të PDK-së në kuvendin komunal të Prishtinës, Leutrim Ratkoceri ka reaguar rreth vendimit të kryetarit të komunës së Prishtinës, Përparim Rama i cili pasi kishte publikuar njoftimin për diskutimin publik me qytetarë, që duhet mbajtur, (sot) me datë 20 nëntor 2024, ai ka hequr nga platforma e njoftimeve duke u munduar ta privatizoj Ndërmarrjen e Pastrimit.
“Për të privatizuar pastrimin, duke rrezikuar falimentimin e kompanisë publike KRM Pastrimi, që punëson 900 familje, Përparim Rama ka hjek prej njoftimit diskutimin publik me qytetarë!
Kuvendi i kryeqytetit ka inicuar plotësim/ndryshimin e Projekt Rregullores për Menaxhimin e Mbeturinave sipas legjislacionit në fuqi.
Njoftimi është publikuar më 15.10.2024 deri më 20.11.2024 në platformën zyrtare të dëgjimeve publike, një procedurë kjo e detyrueshme për të siguruar transparencën dhe përfshirjen e qytetarëve në procesin e konsultimeve publike për aktet e propozuara nënligjore.”, ka shkruar Ratkoceri në reagimin e tij.
Reagimi i plotë i Ratkocerit:
Për të privatizuar pastrimin, duke rrezikuar falimentimin e kompanisë publike KRM Pastrimi, që punëson 900 familje, Përparim Rama ka hjek prej njoftimit diskutimin publik me qytetarë!
Kuvendi i kryeqytetit ka inicuar plotësim/ndryshimin e Projekt Rregullores për Menaxhimin e Mbeturinave sipas legjislacionit në fuqi.
Njoftimi është publikuar më 15.10.2024 deri më 20.11.2024 në platformën zyrtare të dëgjimeve publike, një procedurë kjo e detyrueshme për të siguruar transparencën dhe përfshirjen e qytetarëve në procesin e konsultimeve publike për aktet e propozuara nënligjore.
Fshirja apo largimi i konsultimit publik nga kjo platformë e kryetarit të komunës Përparim Rama dhe drejtorit Bekim Brestovci përbën shkelje të procedurave të parashikuara me ligj. Për këtë çështje jemi të detyruar t’iu drejtohemi organeve kompetente.
Po ashtu, kërkoj nga zyra e Kuvendit Komunal t’i sigurojë kushtet për mbajtjen e konsultimit publik me qytetarë. Pasi nuk ka njoftim zyrtar për fshirjen pa të drejtë të njoftimit, takimi me qytetarët lidhur me këtë Rregullore do të mbahet më 20 nëntor 2024, në orën 10:00, ashtu siç ka qenë e përcaktuar në dokumentin e konsultimit të publikuar në platformë.
Sipas kompetencave, Komunës së Prishtinës i takon t’i ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për mbajtjen e takimit.