Përparim Rama kërkon votën e kryeqytetasve për Saranda Berishën
05 tetor 2021
| 14:11
Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka prezantuar katër kandidatët për asamble komunale nga kjo parti për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.
Ai ka kërkuar votën e qytetarëve të Prishtinës për kandidaten për asambliste Saranda Berisha, e cila në listën e LDK-së mban numrin 36.
“Faton Kika, Ajet Brajshori, Saranda Berisha dhe Shkelzen Spahiu janë kandidatë për Asamblenë Komunale në Prishtinë, të cilët me përvojat e tyre në fushat përkatëse synojnë krijimin e një qyteti me karakter unik në botë, andaj presin votën tuaj”, ka shkruar Rama.