Përparim Rama, kryetari me pagën më të lartë
01 shkurt 2023
| 11:45
Vlera e koeficientit të pagës në sektorin publik do të jetë 105 euro. Kështu është bërë me dije të mërkurën në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës. Ligji i Pagave që hyn në fuqi pas pak ditësh rregullon çështjen e pagave për mbi 82 mijë punëtorët e sektorit publik.
Për të llogaritur pagën duhet shumëzuar vlerën e koeficientit me koeficientin. Pra pasi që vlera e koeficientit është 105 euro, zyrtari që ka pagë në koeficient 5 do të marrë pagë 525 euro bazë, pa llogaritur shtesat.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama do të ketë pagën më të madhe nga të gjithë kryetarët e komunave në Kosovë.
Me ligjin e ri koeficienti i pagës do të variojë në bazë të numrit të banorëve.
I pari i Prishtinës do të ketë pagën 1 575 euro.