Përparim Rama nënshkruan kontratën për qentë endacakë
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se ka nënshkruar kontratën për vazhdimin e trajtimit të qenve endacakë.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se kjo kontratë përfshin zënien, kontrollin, ushqimin, vaksinimin, identifikimin, sterilizimin, hospitalizimin dhe lëshimin e qenve endacakë.
“Qysh në ditët e para jemi marrë me trajtimin e problemit të qenve endacakë. Sot e nënshkrova kontratën që siguron vazhdimin e trajtimit të tyre, e që përfshin zënien, kontrollin, ushqimin, vaksinimin, identifikimin, sterilizimin, hospitalizimin dhe lëshimin. Momentalisht, ekzistojnë 5 pika ushqyese, të cilat së shpejti do të shtohen deri në 20. Jemi të vetëdijshëm për nevojën e zgjidhjes afatgjate të problemit, dhe po vazhdojmë të punojmë drejt saj”, ka shkruar Rama.