Përparim Rama nesër do ta dekorojë nënën e UÇK-së, Stane Gashi, me dekoratën “Hyjnesha në Fron”

09 janar 2025 | 14:22

Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama të shtunë me fillimin në ora 13:30 në Objektin e vjetër të komunës së Prishtinës, do të dekoron me “Hyjneshën në Fron”, nënën e UÇK-së, znj. Stane Gashin për kontributin e jashtëzakonshëm gjatë periudhës së luftës për liri. Kështu thuhet në njoftimin e komunës së Prishtinës. Njoftimi i plotë: Ju ftojmë të merrni pjesë në ceremoninë e ndarjes së mirënjohjes nga Kryetari i Kryeqytetit, z. Përparim Rama, për znj. Stane Gashi, si shenjë falënderimi dhe vlerësimi për kontributin e saj të jashtëzakonshëm gjatë periudhës së luftës për liri. Data: Nesër, 10 janar 2025 Ora: 13:30 Vendi: Objekti i vjetër i Kryeqytetit Znj. Stane Gashi është një figurë simbolike e humanizmit dhe sakrificës, e njohur për përkushtimin e saj të pakushtëzuar ndaj luftëtarëve të lirisë. Me këtë mirënjohje, Kryetari i Kryeqytetit shpreh vlerësimin e thellë për rolin e saj të pashlyeshëm në historinë tonë kombëtare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, e ka…