Përparim Rama prezanton 100 biçikletat e reja të cilat do të përdoren për transport publik
08 dhjetor 2023
| 11:41
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka prezantuar 100 biçikletat e reja të cilat do të përdoren për transport publik, të cilat tashmë kanë ardhur.
“Shpejt fillojmë me krijimin e 10 stacioneve ku do të vendosen ato. Në të njëjtën kohë jemi duke krijuar shtigje të reja për biçikleta, të cilat do të lehtësojnë udhëtimin me to, duke e bërë më të sigurt. Përdorimi i biçikletës ndihmon në reduktimin e ndotjes së ajrit e po ashtu në përmirësimin e shëndetit tonë fizik e mendor”, ka shkruar Rama në “Facebook”.