Përparim Rama rezulton negativ
18 janar 2022
| 10:40
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se par ritestimit ka rezultuar negativ për COVID-19.
Rama këtë e ka bërë të ditur me anë të një postimi në llogarinë e vet në Facebook, njofton “Epoka e re”.
“Mbasi kam rezultuar negativ disa herë, sot, puna po vazhdon prej zyrës. Ju falënderoj për kujdesin që treguat gjatë ditëve të izolimit”, ka shkruar Rama.
I pari i Prishtinës ishte infektuar me COVID-19 para rreth një jave.