Përparim Rama sot i jep Çelësin e Qytetit aktivistes Natasha Kandiq

27 prill 2025 | 07:58

Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, sot do t’ia dhurojë Çelësin e Qytetit aktivistes së njohur për të drejtat e njeriut, Natasha Kandiq.

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se kjo do të bëhet sot në orën 16:00 në objektin e vjetër të Komunës.

Kandiq, themeluese e Fondit për të Drejtën Humanitare në Beograd, është një aktiviste serbe që ka punuar shumë për të drejtat e njeriut dhe ka bërë punë të madhe e cila ka shërbyer edhe për ndjekjen penale të krimeve të luftës në Tribunalin Ndërkombëtar Kriminal të Hagës.

Në Serbi është figurë kontroverse për shkak të punës dhe qëndrimeve të saj për të dëshmuar krimet e luftës të kryera nga Serbia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetët do të mblidhen sot në 10:00 për herë të…