Përparim Rama sot ia jep ‘Çelësin e Qytetit’ Armend Mehajt
14 gusht 2023
| 09:04
Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, sot do t’ia japë ‘Çelësin e Qytetit’ ish-ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj.
Ceremonia do të ndodhë në orën 12:00 në objektin e vjetër të komunës.
“Kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama sot, e hënë, 14.08.2023 në ora 12:00, në objektin e vjetër të Komunës, do t’ia dhurojë Çelësin e Qytetit ish ministrit të Mbrojtjes të Republikës së Kosovës, Armend Mehaj”, thuhet në njoftim.
Mehaj ka dhënë dorëheqje javën e kaluar për shkak se bashkëshortja e tij është “diagnostifikuar me një sëmundje të rrallë” dhe i nevojitet kujdes në Norvegji.