Përparim Rama thotë se zonës së vjetër të Prishtinës po i kthehet identiteti
04 nëntor 2023
| 18:31
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se zonës së vjetër të Prishtinës po i kthehet identiteti.
Në llogarinë e tij në Facebook, ai ka bërë të ditur se komuna është gati me rivitalizimin e rrugës “Mehmet Kaçurri” e cila sipas tij, po merr pamje fantastike, raporton Klan Kosova.
“Kjo rrugë përmban 18 ndërtesa, tre prej të cilave janë monumente arkitekturore, pjesë e Listës së Trashëgimisë Kulturore në Mbrojtje të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit”, ka shkruar i.
“Rruga ‘Model’ do të shërbejë si shembull për rigjenerimin e blloqeve tjera brenda Qendrës Historike të Prishtinës”, ka shkruar kryetari Përparim Rama.