Përparim Rama tregon se si u rikthye “Sunny Hill” në Prishtinë
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka treguar se si është rikthyer mbajtja e festivalit Sunny Hill në kryeqytet.
Rama në emisionin ‘dPt te Fidani’ në T7 tha se ka qenë një bashkëpunim mes Prishtinës, Ministrisë së Kulturës dhe festivalit Sunny Hill, që ka mundësuar rikthimin e festivalit në kryeqytet.
“Ka qenë një bashkëpunim mes Prishtinës, Ministrisë së Kulturës dhe Sunny Hill. Së bashku kemi vendos që duhet që Prishtina ta ketë Sunny Hill festivalin edhe këtë vit”, tha Rama,
Tutje ai tha se nuk është dashur që të vonohen për lëshimin e lejeve për mbajtjen e këtij festivali, sipas tij, këto nuk duhet të ndodhin për të pasur pak përfitime.
“Ka pas për fat të keq, gjana që unë gjithmonë them që ne duhet të punojmë përtej këtyre pative politike për të mirën e kryeqytetin., Kjo ka qenë që mos me pas nevojë të vonohen gjanat për përfitime të vogla. Po duhet të mendojmë për gjana madhore, për një periudhë më të gjatë”.