Përparim Rama tregon “sharjen” e preferuar të Adelina Ismailit
19 shkurt 2024
| 09:48
Kryetari i Prishtinës Përparim Rama ishte i ftuar në emisionin e këngëtares Adelina Ismaili.
Atij iu bënë disa pyetje ndryshe nga ato të herëve të tjera. Ai nuk doli për komunën e as problemet e projektet e së ardhmes për Prishtinën.
Rama u pyet se cili është kristali i tij i preferuar, pasi që gruaja e tij quhet Kristale.
Rama gjithashtu u pyet se çfarë i ka bërë gruas dhuratë për ditën e të dashuruarve Shën Valentinin.
Në një moment atij iu bë pyetja se cilat janë tri sharjet e preferuara kur ai është nervoz.
“Eu robt…” u përgjigj Rama.
Këtu e keni intervistën e plotë me disa pyetje interesante që iu bënë Ramës nga këngëtarja