Përpjekja për shkarkimin e drejtorit të RTK-së, AGK-ja përkrah shqetësimet e organizatave ndërkombëtare

21 qershor 2024 | 17:07

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) i ka përkrahur shqetësimet e organizatave evropiane dhe ndërkombëtare të lirisë së medias, të cilat kanë dal kundër përpjekës sw pushtetit për të shkarkuar drejtorin e Përgjithshëm të RTK-së, Shkumbin Ahmetxhekaj.

Përmes një reagimi, AGK-ja është pozicionuar në anën e organizatave në fjalë.

“AGK-ja, i bashkohet shqetësimit të organizatave evropiane dhe ndërkombëtare të lirisë së medias, pjesë e Platformës për Sigurinë e Gazetarëve të Këshillit të Evropës, rreth përpjekjeve për ndërhyrje politike në shkarkimin e drejtorit të përgjithshëm të transmetuesit publik, RTK”, është thënë në reagimin e AGK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nisi gjithçka në mënyrën më të keqe të mundshme, ama…